Agresion femrash për një vend titullari, arrestohet…

Një i dyshuar u arrestua nëntorin e kaluar për sulm në rrugë kundër futbollistës së Paris Saint-German Kheira Hamraou.

Ajo u godit në këmbë me një shufër hekuri teksa po kthehej nga një darkë nga dy persona me kapuç. Një burim i paidentifikuar pranë çështjes zbuloi se i arrestuari ishte “mik” i Aminata Diallo, shoqes së skuadrës së arrestuar në atë kohë dhe më pas liruar.

Të dyja sportistet ishin në garë për një vend titullari në mesfushë te skuadra parisiene dhe ky rivalitet ka ushqyer dyshimet për agresionin në fjalë. Në atë kohë Diallo u mbajt për orë të tëra nga agjentët dhe u mor në pyetje për përfshirjen e saj eventuale, por ajo gjithmonë ka mohuar akuzat.

Ndërkaq, personi që dyshohet se ka luajtur rol në sulm është i njohur për policinë. Mbetet për t’u sqaruar marrëdhënia që ai ka me Diallon, tashmë të ndaluar nga policia për tu pyetur.

Rasti që në atë kohë tronditi opinionin publik francez dhe më gjerë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!