Mbape gati të zbulojë të ardhmen, te Reali…

Real Madridi është informuar nga familja Mbape se do të shkojë në Katar për pushime dhe një takim me PSG-në kryesisht për temën e të drejtave të imazhit.

I lirë më 1 korrik, Kilian Mbape mund të nënshkruajë një kontratë me klubin e preferuar të tij. Sulmuesi i PSG-së ka disa opsione prestigjioze dhe do të duhet të vendosë.

Është RMC Sport e cila bën një pasqyrë të telenovelës së transferimit të 23 vjeçarit. Sipas saj sulmuesi nuk e ka komunikuar ende zgjedhjen e tij për pjesën tjetër të karrierës.

Ndërsa kontrata e tij aktuale përfundon më 30 qershor, sulmuesi i PSG-së ka qenë në gjendje të negociojë që nga janari me të gjithë ata që e duan madje të nënshkruajë një parakontratë me ekipin e tij të ardhshëm.

Mes qëndrimit në Paris apo vendosjes për t’iu bashkuar një gjiganti europian, kampioni i botës 2018 duket i llastuar për zgjedhjen duke u vendosur shpesh në qendër të thashethemeve para hapjes së afatit kalimtar të verës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!