Këta nuk e njohin VAR-in
Në Angli duket se rregulloret e futbollit nuk janë të unifikuara me rregullat e reja të UEFA-s dhe FIFA-s. Gjatë gjithë ndeshjeve të Premier League xhaketat e zeza lejojnë lojë të fortë dhe konisedrojë pare pak teknologjinë VAR.
Tipike sot në Bërnli-Sauthempton teksa pas një goli të anuluar për vendasit, episodi i minutës së 86′ me atë prekje të pastër me dorë të mbrojtësit mik nuk u vlerësua penallti.
Vërtetë për të qeshur. Rregullorja flet qartë por edhe pse VAR sinjalizoi se krahu i mbrojtësit ishte tërësisht i hapur dhe gjuajtja ishte në kuadrat, gjyqtari 39 vjeçar Stuat Etuell injoroi protestat por dhe teknollgjinë duke bërë shenjë për lojë.
Ndërkaq Bërnli fitoi 2-0 ndaj skuadrës së Brojës dhe rihap shanset e saj për qëndrim në Premier.