Katër duele në LaLiga, katër fitore udhëtuesish

U luajtën sot katër duele në La Liga. Për javën e 33-të Vajekano fitoi 0-1 në fushën e Espanjolit. Keidi Bare në fushë (45′) për katalanasit ndërsa Ivan Balliu ishte i pezulluar te miqtë për kartonë.

Fiton edhe Sevilja në Valencia me Levanten 2-3. Po me shifrat 2-3 Bilbao thyen Kadizin në transfertë.

Për të plotësuar numrin 4-ër të skuadrave që fitojnë jashtë fushe mendoi Barcelona. Skuadra e Ksavit u imponua në San Sebastian teksa mundi Sociedadin 0-1 në 100 (90+10) minuta lojë.

Java e 33 në La Liga:

Espanjol-Vajekano 0-1

Levante- Sevilja 2-3

Kadiz-Bilbao 2-3

Sociedad-Barcelona 0-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!