Kupa/ Duro: Ta harrojmë ndeshjen e parë

Laçi do biletën e finales, Duro kërkon fitoren e 200-të si trajner.

Laçi- Teuta, ndeshja e kthimit e Kupës së Shqipërisë, turi gjysmëfinal në program të mërkurën në 14:45 në stadiumin ‘Laçi’.

Rezultati i ndeshjes së vajtjes (1-2) për bardhezeinjtë duket se afron kurbinasit djeshëm me finalen e 31 majit. Gjithësesi sot Shpëtim Duro në prononcimin për ‘Sportiim.al’ mendon se ndeshja e parë fituar në Durrës duhet harruar.

Duro:

Vjen gjysmëfinalja e kthimit ndaj Teutës.

Sigurisht është ndeshje Kupe, është tërësisht ndyshe nga kampionati. Natyrisht vijmë pas një fitorjeje 2-1 por unë jam i mendimit, kam folur edhe me skuadrën, duhet ta harrojmë atë ndeshje atë rezultat. Duhet të futemi në fushë me pozita të barabarta sikur ndeshja e parë të ketë përfunduar 0-0.”

Shanset për në finale?

Patjetër shanset, duke patur parasysh rezultatin pozitiv të ndeshjes së parë anojnë disi nga ne por e përseris; duhet përqendrim total në ndeshje të tilla. Futbolli ka treguar gjithnjë se është i ndërlikuar dhe i paparashikuar”.

Kontigjenti në dispozicion?

Po sigurisht që kemi mungesa duke patur parasysh edhe dëmtimet. Malota nuk është rekuperuar, mungesë e rëndësishme për skuadrën, por nuk do të jetë edhe Turkaj po për dëmtim”.

Mazrekaj?

“Mentori pas atij dëmtimi ndaj Vllaznisë ka rekuperuar është stërvitur me grupin dhe është i gatshëm për nesër”.

Risi nga ‘Duro 1’ te ‘Duro 2’ te Laçi?

Jo nuk shoh ndonjë risi. Është po ai grup që kemi punuar gjatë verës në Kupat e Europës por ndyshimi vjen nga fakti që tani është fundi i kampionatit. Si të them, është tjetër gjë ta nisesh kampionatin nga fillimi… Tani je në fund, duhet menaxhim duhet rezultat për të arritur objektivët sezonalë të klubit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!