Krymi: Me Partizanin, ndeshja e sezonit

Në konferencë edhe Gurishta, mbrojtësi i rekuperuar: ‘Do jem në fushë, kualifikohemi’

Ardit Krymi njëri nga mesfushorët e dalluar në Abissnet Superiore , pikë referimi prej vitesh te Vllaznia u shfaq sot para mediave spotive për të folur lidhur me të kthimit e Kupës ndaj Partizanit.

Gjysmëfinalja parashikuar të luhet nesër në ‘Loro Boriçi’ me Partizanin duket se nis nga ‘starti pasi sfida e parë ka përfunduar 0-0.

Krymi:

“Siç ka ardhur situata mendoj se ndeshja me Partizanin është ndeshja më e rëndësishme e sezonit, sepse siç ka shkuar kampionati duhet të japim maksimumin.

Jam i kënaqur që është kthyer Gurishta, sepse i duhet ekipit. Të dalin të dy kapitenët mendoj se kjo tregon që do e marrim përsipër ndeshjen.

Do japim 100% në nesër siç e dhamë në ndeshjen e parë. Ata na anuluan një gol të rregullt në minutën e 90’. Kemi për t’u bërë më të fortë.

Ne objektivat i kemi pasur të qarta. Objektivi minimal i yni ka qenë Europa. Mendoj se futbolli po nuk pati pak presion nuk është i bukur.

Pa tifozë nuk kemi ku shkojmë. Ata janë ndihmë e madhe për ne dhe mendoj që me ta jemi të pamposhtur.

Duhet të jemi të përgatitur për çdo gjë, sepse dihet se si shkon ndeshja gjysmë finale e Kupës dhe do të mundohemi ta mbyllim brenda 90 minutave.

Kualifikimi në finale do të na japë besim në fazën e mbetur të kampionatit, sepse nuk ka mbaruar gjë në kampionat. 5 pikë nuk janë shumë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!