Sot mësohen finalistet e Kupës numër 70-të

Kupa merr protagonizmin e futbollit shqiptar, sot dy bileta për në finalen e 31 majit. Goli i fushës nuk vlen.

Përgatiti: Erga Kenga

Kupa e Shqipërisë edicioni i 70-të sot me dy ndeshjet e kthimit të turit gjysmëfinal.

Do të hapë Laçi- Teuta në 14:45 në stadiumin ‘Laçi’ me vendasit që kanë fituar në ‘Niko Dovana’ 1-2. Duro do të privohet nga mungesa e Malotës, Harmon, Zarubicës dhe Turkajt. Te Teuta kontigjenti në dispozicion të trajnerit Arapi.

Kjo sfidë do të gjykohet nga Kreshnik Cjapi; VAR: Eldorjan Hamiti.

Duro (Laçi):
“Të futemi në fushë me pozita të barabarta sikur ndeshja e parë të ketë përfunduar 0-0.”

Arapi (Teuta) pas Partizanit: Forca jonë reale kjo është.

Vllaznia-Partizani në ‘Loro Boriçi’ në 17:45.

Zhurma e anulimit të golit të Aralicës në ndeshjen e vajtjes në Elbasan ka shoqëruar përgjatë gjithë këtyre ditëve diskutimet në kampin kuqeblu. Madje për arbitrin Olsid Ferhataj raportohet se ka patur tentativë për ta dhunuar në Patos (vendi i banimit).

Në Shkodër, kapiteni Gurishta i gatshëm për sot ndaj Partizanit por dhe Krymi deklaruan dje, se kualifikimi do t’i përkasë Vllaznisë. Te klubi Vllaznia shprehen se presidenca ka premtuar 10 mijë euro për kalimin në finale.

Kjo sfidë do të gjykohet nga Juxhin Xhaja; VAR: Enea Jorgji

Krymi (Vllaznia):
Siç ka ardhur situata mendoj se ndeshja me Partizanin është ndeshja më e rëndësishme e sezonit, sepse siç ka shkuar kampionati duhet të japim maksimumin”.

Te kampi i kuq ka pak ‘lajme’. Dritan Mehmeti pret të jetë rekuperuar mesfushori Rrapaj ndërsa duke folur për takimin ka preçizuar:

Miti jashtë fushe ka rënë , mendoj që arena e Shkodrës do të jetë një kënaqësi. Të dyja skuadrat do të nisen të barabarta. Do të fitojë më i miri”.

Gjysmëfinalet e kthmit:

14:45 Laçi- Teuta (2-1)

17:45 Vllaznia-Partizani (0-0)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!