Shqipëria U21, vjen humbja e 4-ët radhazi

U21 Shqipëri- U21 Angli 0-3, U21 Slloveni- U21 Kosovë 0-0

Shqipëria U21 nuk arrin të ndalë furinë angleze të moshave. Anglia U21 pas një fraksioni të parë pa gola mund thellë Shqipërinë U21 me rezultatin 0-3. Ndeshja e vleshme për Euro 2023 u luajt këtë pasdite në “Elbasan Arena”.

Në pjesën e dytë skuadra u duk e çorientuar dhe pas daljes (dëmtuar) të portierit Simoni, Anglia e pati më të thjeshtë.

Kështu skuadra e Bushit pëson humbjen e 4-ët radhazi dhe rrezikon seriozisht të mbyll e parafundit në grup.

Ndërkaq Kosova U21 barazon në Slloveni me homologët e saj dhe qëndron një pikë poshtë Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!