Mundën Italinë, Bardhi dhe Trajkovski pasaporta Diplomatike

Pavarësisht nëse shkojnë apo jo në ‘Katar 2022’, tre protagonistët kryesor të Maqedonisë së Veriut; Enis Bardhi, Aleksandër Trajkovski dhe trajneri Blagoja Milevski do të marrin pasaportë Diplomatike.

Siç bëri të ditur sot ministri i Punëve të Jashtme të MV, Bujar Osmani pasaportat u ndahen për meritat kundër përfaqësueses së Italisë në play-off për Kampionatin Botëror.

“Sot, në ora 11:00 në MPJ do të vinë dy futbollistë dhe përzgjedhësi i Përfaqësueses sonë të cilëve do t’u jepen pasaporta diplomatike për shkak të rezultatit me golin e shënuar të Trajkovsit, Enis Bardhit dhe Bllagoja Milevski, sepse ata sot janë ambasadorët tanë më të rëndësishëm dhe meritojnë pasaportën diplomatike”, deklaroi ministri Bujar Osmani.

Ndërkaq pasi festuan në rrugët e Shkupit teksa u pritën nga mijra fansa, Maqedonia e Veriut futboll, do të niset nesër për në Porto, ku të martën në mbrëmje në stadiumin Dragao do të përballet me Portugalinë e Kristiano Ronaldos. Fituesi automatkishit në Botërorin e Katarit/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!