F1 e Kanadasë, ‘Pole’ për Rasëll
‘Pole position’ për Xhorxh Rasëll në F1 garë e cila zhvillohet në Kanada me britanikun e Mercedes që ndalon orën në 1:12,000, e njëjta kohë e regjistruar pak më pas nga Maks Verstapen.
Por duke nisur nga vendi i parë do të jetë vetë piloti anglez (xhiro më e shpejtë), i cili i dërgoi një mesazh të qartë holandezit:
“Sot hodhëm hapin e parë, por duhet ta përfundojmë me fitore nesër. Duhet të synojmë fitoren. Me mbajtë Maksin prapa? Pse jo. ne do të provojmë”, tha Rasëll
Për pole position-in e arritur shtoi: “Jam shumë i lumtur. Shumë punë në skuadër që na solli këtu. Ne pamë në Monako që ndoshta diçka kishte ndryshuar për sezonin tonë dhe sot është vërtet një ndjenjë fantastike. Sa herë që vijmë këtu ka një atmosferë fantastike. Makina u duk fantastike. Nesër sigurisht që do sulmojmë”.
Ndërkohë sot ora 20:00 gara zyrtare për Çmimin e Madh. Kjo është gara numër 9-të e Botërorit 2024. Në krye gjëndët Maks Verstapen me 169 pikë, Ndjek Leklerk me 138 pikë.
Nisja në pisten e Kanadasë: