Bernardo Silva i frikësohet Maqedonisë së Veriut…

‘Do Dragao’ sërish strehëza e luzitanëve për një mbrëmje të madhe futbolli. Një biletë që të dërgon në ‘Katar 2022’ do duhet të zgjidhet në një ndeshje të vetme mes Portugalisë dhe Maqedoni së Veriut.

Duke folur sot për këtë ndeshje, mesfushori i Mançester Sitit dhe Portugalisë, Bernardo Silva, përpiqet të mbajë lart vemendjen ndaj Maqedonisë së Veriut:

Sinqerisht nuk e dimë se çfarë na pret. Maqedonia mund të luajë me një bllok mbrapa apo edhe të rrisë presionin. Ne patëm mundësinë t’i vëzhgonim në disa video dhe kuptuam se janë një ekip shumë agresiv në duele, por që gjithmonë përpiqen të luajnë me top.

Nuk presim aspak një sfidë të lehtë. Maqedonia ka arritur në turin vendimtar për t’u kualifikuar, sepse e meriton. Ka mundur Gjermaninë dhe Italinë dhe me këto statistika, tregon se është një ekip i fortë dhe koherent. Kjo na mëson se kemi një detyrë të vështirë përpara.Duhet të japim gjithçka për të kapërcyer këtë rival”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!