Argjentina kalon thjeshtë Venezuelën, Mesi…

Me biletën e ‘Katar 2022 të siguruar prej javësh, gjithçka u bë shumë e thjeshtë për Argjentinën, e cila mundi 3-0 Venezuelën në ndeshjen e vlefshme për kualifikimin në Botërorin e ardhshëm.

Futbollisti i Fiores, Nikolas Gonzales, Di Maria dhe Leo Mesi autorët e golave të kësaj sfide e cila u luajt mengjesin e sotëm në Buenos Aires.

Ndërkaq zona e Amerikës së Jugut, CONMEBOL, ka përcaktuar 4 skuadrat që shkojnë direkt në botërorin e Katarit. Brazili, Argjentina, Ekuadori dhe Uruguaji janë kualifikuar ndërsa vendi i 5-të pritet të luajë një ndeshje play off-i me zonën e Oqeanisë.

Amerika e Jugut ka edhe një javë për të mbyllur përfundimisht fushatën kualifikuese. Brazil- Argjentinë pas shtyrjes së ndeshjes së tyre kanë dy takime për të luajtur./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!