Portugalia ecën, Burak Ilmaz humb shansin turk

Kualifikohet edhe Uellsi e Suedia. Ukrainë-Skoci e shtyrë, Polonia ka kaluar pas përjashtimit të Rusisë.

Portugalia triumfon 3-1 ndaj Turqisë në Dragao të Potos. Otavio zhbllokoi rezultatin që në minutën e 15-të, për të ardhur më pas te dyfishimi me golin e sulmuesit të Liverpulit Diego Zhota.

Në pjesën e dytë Burak Yilmaz shkurtoi diferencën në të 65-tën, por humbi penalltinë në minutën e 83-të duke i hequr mundësinë ideale turqëve për të shpresuar te finalja me Maqedoninën e Veriut.Në shtesë vjen dhe goli i Nunes, Portugali- Turqi- 3-1.

Ndërkaq kualifikohet në finale të play off-it edhe Uellsi. Ishullorët kaluan 2-1 Austrinë. Vendos një supergol i Bejl nga goditja e lirë në minutën e 25-të, ndërsa në fillim të pjesës së dytë realizoi edhe të dytin personal.

Austria u kthye në lojë nga autogoli i Davies në të 65-tën. Në fund, Uellsi fitues, do të luajë në finale me fituesin e çiftit Ukrainë – Skoci.

Sakaq në Solna, Suedia kaloi me një gol në të 110-ën Republikën Çeke. Robin Kuaison mbylli në mënyrë spektakolare një aksion të luajtur me tri pasime në hyrje dhe në zonën çeke.

Ndeshjet play-off gjysmëfinale:

Itali-Maqedoni e Veriut 0-1

Portugali– Turqi 3-1

Uells-Austri 2-1

Suedi-Çeki 1-0 pas kohës shtesë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!