Italia jashtë Botërorit ‘Katar 2022’

Italia tre herë në play-off, dy herë jashtë saj. Pas eleminimit nga Suedia radha e Maqedonisë së Veriut për ti hequr të drejtën numër 19-të në një fazë finalejeje Botërori.

Italia jashtë ‘Katar 2022’. Mallkimi vijon për të kaltërit e Mançinit të cilët pasi dështuan me Venturën për tu kualifikuar në ‘Rusi 2018’, përsëri mbesin jashtë fazës finale të një botërori.

Në Palermo përballë Maqedonisë së Veriut, kampionët e Europës në fuqi, e nisën me sulme të shumta por çdo minutë që kalonte shtoi presionin te grupi i rinovuar italian dhe rriti besimin te formacioni i Milevskit se mund t’ja dilnin.

Në fakt goli ‘çudibërës’ i Maqedonisë së Veriut erdhi në të 92-ën teksa Aleksandër Trajkovski pasi kontrolloi një top jashtë zone goditi bukur e saktë për të mposhtur Donarumën.

Ballkanasit me 4 shqiptarë në formacion, ndër më të mirët në fushë, Musliu, Alioski, Ademi e veçanerisht Bardhi, do të ndeshën në finale në 29 mars me Portugalinë e cila kaloi 3-1 Turqinë. Fituesi shkon në Botëror. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!