Triumfi/ Kovaçevski: Jeni heronj të vërtetë

Festa e madhe në Shkup dhe gjithë Maqedoninë e Veriut dje ishte legjitime. Skuadra e Milevskit me 4 shqiptarë në formacionin titullar, eleminoi Italinë për gjysmëfinalen e Play off-it ‘Katar 2022’ në Palermo (0-1).

Aty ku Enis Bardhi zvogëloi Zhorzhinjon, ku Arijan Ademi u kthye në një digë të pakalueshme. Më tej, Ezgjan Alioski teksa bëri shpëtimtarin e një goli të sigurtë te portieri Dimitrevski. Pa folur për Visar Musliun e vlerësuar si më të mirin e repartit të pasëm në sfidën e 41-të me maqedonasit.

Ndërkaq një status special për magjinë e skuadrës kombëtare ka shkruar kryeministri i Maqedonisë së Veriut Ditmar Kovaçevski.

Postimi:

Çfarë ndjesie! Bravo djema ia dolët!”. Kështu nis postimi i kryeministrit maqedonas Dimitar Kovaçevski pas fitores së pabesueshme të Maqedonisë së Veriut ndaj Italisë në play-off për Kupën e Botës Katar 2022:

“Ju jeni heronj të vërtetë, sonte treguat se çfarë do të thotë të luftosh me dëshirë dhe këmbëngulje. Një fitore e pabesueshme, rezultat i përkushtimit dhe punës, por mbi të gjitha i dashurisë për fanellën e kombëtares. Urime trajnerit Milevski dhe gjithë ekipit, nuk do ta harrojmë kurrë këtë mbrëmje. Faleminderit. “

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!