Zyrtare, Abrashi nuk ia del të rikuperohet

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në ditën e tretë të grumbullimit në Barcelonë, ku po përgatitet për dy ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë.

Si zakonisht ekipi dhe stafi kuqezi kanë mbërritur në orën 16:00 në qendrën stërvitore “Royalverd Vall de Bas” për të zhvilluar seancën e ditës në kushte atmosferike mjaft të mira.

Grupi është fokusuar një pjesë të mirë të kohës në ngarkesat fizike e më pas ka punuar me pjesën taktike, duke zhvilluar edhe ndeshje kontrolli mes dy grupeve ku janë aktivizuar të gjithë futbollistët.

Është vetë Departamenti i Komunikimit në FSHF i cili me një njoftim për mediat bën me dije se është e sigurt mungesa e Amir Abrashit. “Mesfushori i Grashsopers nuk mund të rikuperohet dot për dy ndeshjet e marsit për shkak të dëmtimit muskulor.

Grupi do të vazhdojë me të njëjtin program stërvitor edhe ditën e enjte, ndërsa të premten kuqezinjtë do të zhvillojnë seancën zyrtare stërvitore në stadiumin e ndeshjes “RCDE” në Barcelonë”, thotë ndër të tjera njoftimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!