Konferenca e Verratit: Të fitojmë këto dy ndeshje…

Më 24 mars në Palermo; Itali- Maqedoni e Veriut (20:45)

Marko Verrati doli sot para mediave për të folur për takimin mes Italisë dhe Maqedonisë së Veriut për Play off-in e Katar 2022, zona europiane.

A ka indiferencë ndaj kombëtares? Kjo është një nga pyetjet që i është bërë sot në konferencën për shtyp Marko Verratit, mesfushorit axurr i cili dy ditë para ndeshjes kundër Maqedonisë së Veriut – gjysmëfinale e play-off-it për Kupën e Botës – u përgjigj kështu:

“Secili prej nesh ka histori të ndryshme me klubet ku luan, këtu duhet të japim gjithçka.Me kombëtaren kemi arritur gjithmonë të ecim përpara.Për Serinë A si në ligat e tjera, shtyrja e ndeshjeve ishte shumë e vështirë, luajmë vazhdimisht dhe mund të jetë problem E njëjta situatë do të ishte përjetuar në çerekfinalet e Champions League këtu në kombëtare”.

Më pas italiani ndër të tjera thotë: “Duhet të luajmë këto dy ndeshje por duhet të jemi besimplotë, të qëndrojmë në këmbë, me entuziazëm dhe alegri duke ndihmuar njëri-tjetrin me qëllim fitimin e këtyre dy ndeshjeve”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!