Italia dhe Portugalia sot pengesat e para…

Pritja merr fund dhe sot në orën 20:45 luhen katër përballjet gjysmëfinale të play-off-it të Kupës së Botës ‘Katar 2022’ të zonës europiane.

Polonia e cila ishte në grup me Shqipërinë është skuadra e parë që ka siguruar finalen, pas pezullimit të Rusisë. Do luajë ndaj Suedisë apo Republikës Çeke.

Ndeshje e zjarrtë pritet në Palermo në stadiumin ‘Renzo Barbera’ aty ku Italia e Roberto Mançinit do të ketë përballë Maqedoninë e Veriut të mbushur me shqiptarë.

Fituesi i këtij takimi do luajë ndaj fituesit të takimit Portugali- Turqi në program po sot në 20:45 në ‘Dragao’ të Portos.

Ndërkaq UEFA ka njoftuar më herët se për takimin Skoci- Ukrainë do vendosë pak më vonë. Të gjitha ndeshjet e sotme nisin në 20:45 dhe sipas formulës janë me një takim.

Sot 20:45

Uells-Austri (Kardif)

Suedi- Republika Çeke (Solna)

Itali- Maqedoni e Veriut (Palermo)

Portugali- Turqi (Porto)

Shënim: Në kllapa qytetet ku zhvillohen takimet gjysmëfinale. Skoci- Ukrainë e shtyrë ndërsa Polonia kalon direkt në finale të Play off-it pas përjashtimit të Rusisë /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!