Zgjedhjet/ Bonjek vjen në Tiranë

Zbignjev Bonjek pas finales së Brukselit me Juven (29 maj) udhëtoi drejt Tiranës për të luajtur ndaj Shqipërisë me Poloninë 30 maj 1985. Të martën me kostumin e zyrtarit të UEFA-s do të asistojë në zgjedhjet e FSHF-së.

Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme Zgjedhore e FSHF ndërsa zhvilloi punimet në ambientet e Shtëpisë së Futbollit në 2 mars 2022 ka lënë edhe një mision për të përfunduar. Bëhët fjalë për kreun e ri të FSHF-së dhe anëtarët e rinj të KE.

Sipas asaj që u tha në fund të atij takimi në 15 mars Asambleja do të rimblidhet sërish. Dhe sikundër në rastin e 2 marsit edhe këtë herë pritet që në Tiranë të zbarkojnë përfaqësues të lartë të UEFA-s dhe FIFA-s.

‘Sportiim.al’ mëson se presidenti i nderit i Federatës Polake me statusin e zëvendësit të Presidentit të UEFA-s Zibi Bonjek do të jetë të martën në kryeqyetin shqiptar për të ndjekur procesin dhe përcjellë mesazhet e institucionit më të lartë europian.

Kështu pas Gravinës, Ceferin dërgon në Tiranë një tjetër personalitet të lartë të futbollit në kontinent./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!