Sot/ Real-PSG finalja e parakohëshme e CHL

Pas Liverpulit dhe Bajernit të Mynihut (dje) sot radha e dy biletave të radhës për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Në fushë Mançester Siti-Sporting Lisbonë dhe Real Madrid- PSG me start orën 21:00. Nëse në ‘Etihad’, Siti e ka formalitet kalimin ndaj portugezëve ndërsa në të vajtjes fitoi 0-5 në ‘Santiago Bernabeu’ Real- PSG i ngjan një finaljejeje të parakohëshme të Champions League.

Reali duhet të përmbysë shifrat e ndeshjes së parë 1-0. Ekipi i Ançelotit, 13 herë fitues i trofeut më të madh në kontinent do sfidohet në këtë takim nga parisienët që synojnë të fitojnë për herë të parë këtë trofe.

Me mjaft interes rikthimi në ‘Bernabeu’ i Lionel Mesit, 7 herë fituesit të Topit të Artë. Argjentinasi me fanellën e Barcelonës si rival i të bardhëve dhe Ronaldos në të shkuarën por dhe Navas e Di Maria si ish. Serxhio Ramos mbrojtësi i PSG-së, nuk figuron në listë.

Ndeshjet e sotme, në kllapa ndeshjet e para.

21:00

Mançester Siti- Sporting (5-0)

Real Madrid- PSG (0-1)

Listat paraprake të skuadrave Real dhe PSG. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!