Ballkani, vjen humbja e parë e Dajës

Ish-mbrojtësi i Partizanit Labinot Ibrahimi i cili garon për Malishevën dëmtohet në fund të takimit dhe transportohet me ambulanë në spital

Kanë përfunduar tri përballjet e para të javës së 24-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Surpriza e madhe vjen nga Malisheva e cila në takimin me Ballkanin e teknikut tiranas Ilir Daja ia ka dalë të fitojë 2-0. Kështu pas gjashtë ndeshjeve të fituara Daja nënshkruan humbjen e parë në Kosovë.

Ndeshja mes Ulpianës dhe Dukagjinit u mbyll 1-1. Ndërkohë Prishtina fitoi 0-3 ndaj Feronikelit i cili tashmë e ka mbyllur me elitën e Kosovës për vitin që vjen.

Nesër në 13:00 në program derbi i Gjilnait mes Gjilanit dhe Dritës si dhe në Podujevë, Llapi- Drenica.

Java e 24, Superliga e Kosovës:

Malisheva- Ballkani 2-0

Ulpiana-Dukagjini 1-1

Feronikeli- Prishtina 0-3

Të premten ora 13:00

Gjilani- Drita

Llapi- Drenica/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!