Laçi konfuz, Teuta tri pikë ndaj Egnatias

Laçi humb terren me kreun ndërsa sot ndaj Kastriotit në Kamëz nuk ka shkuar më tej se barazimi 1-1. Fillimisht Guindo me atë gol të shënuar në të 22′-ën i dha përparësinë bardhezinjëve të Joses por edhe pse në minutat në vijim krijoji mundësi të tjera dhe dyfishoi sërish me Guindon (VAR anuloi për pozicion jashtë joje), nuk arriti të mbyllë me tri pikë këtë dauel me krutanët.

E dyta nis më mirë për vendasit të cilët barazojnë në të 58′-ën me Kaina. Mazrekaj në fushë Mazrekaj që godet shtyllën e vendasëve të Kastriotit por Laçi duket konfuz për të shkuar te goli i avantazhit.

Josa ndoshta i kondicionuar nga disa mungesa nuk arriti të nxjerrë një formacion fitues nga ky takim. “Akoma nuk jemi kthjelluar‘, tha Josa pas takimit për Supersport por ndoshta dhe vetë trajneri ka nevojë për pak më shumë kthjellim.

Në Rrogozhinë, Teuta mbajti me thonj një gol të Dacit në pjesën e parë. Egnatia bëri gjithëçka për ta barazuar takimin por përballë një ekipi ekspert si Teuta e pati të vështirë të marrë pikë.

Sot: java e 24-të

Egnatia-Teuta 0-0

Kastrioti- Laçi 1-1

16:45

Kukësi- Vllaznia

Sot, Kategoria e Parë:

Korabi- Pogradeci 1-0

Maliqi- Tomori 1-2 /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!