Dy supersfida, Tirana në Elbasan, Partizani pritës…

Partizani- Kukësi dhe Teuta- Tirana janë dy ndeshjet e para të javës së 23-të Abissnet Superiore. Sot në “Air Albania Stadium” me fillim orën 16:45 do të luhet ndeshja Partizani-Kukësi.

Të kuqtë e Dritan Mehmetit ndonëse kanë patur ecuri të mirë gjatë këtij viti kalendarik, në takimin e sotëm vijnë pas dy barazimëve me Vllazninë dhe Dinamon. Mungojnë Murataj dhe hadroj por me probleme të vogla fizike edhe sulmuesi Skuka.

Te Kukësi, pas shumë javëve, kontigjenti i plotë. Në klub shprehen se të gjithë lojtarët do të jenë në dispozicion të Longos.Verilindoërt në Arenën Kombëtare pas 1 pike në dy takimet e fundit.

Teuta- Tirana e spostuar për tu zhvilluar në “Elbasan Arena” në të njëjtën orë. Durrsakët në këtë duel me bardheblutë, pritet të formatohen me më të mirët. Pikëpyetje për Arapin ka vetëm në kuadrat teksa Qirko ka rekuperuar plotësisht.

Në anën tjetër Orges Shehi ka në pikëpyetje Xhixhen dhe Najdovskin. Ismajgeci ende jashtë por te Tirana kërkohet maksimumi. E tha Shehi në konference.Tirana kryeson tabelën me 49 pikë, Teuta në mes të renditjes me 25 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!