Asambleja/ Përshendesin Gravina dhe Alkarkaci

Dje priti trajnerin De Zerbi dhe stafin e tij teknik pas largimit nga Ukraina, ndërsa sot Presidenti i FIGC Gabriele Gravina përshendet si Anëtar i KE të UEFA-s zgjedhjet në FSHF.

“Kënaqësi dhe privilegj i madh që të përfaqësoj Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s dhe presidentin Ceferin që i’u përcjell përshëndetjet e sinqerta.Po jetojmë ditë të vështira që prekin pikërisht futbollin. Më shumë se kurrë sot shoqëria jonë është kompakte për ti dhënë mbështetje popullit Ukrainës.

Sporti nuk duhet bërë politikë dhe u nevojitet paqja. Lutja jonë shkon për ato që po vuajnë në këtë moment. Në periudhën e fundit kemi parë shumë ndërhyrje të jashtme në botën sportive.

Uroj që në këtë asamble ta kemi hedhur pas shpine atë që ka ndodhur dhe të kemi një shpirt më të bashkuar dhe solidar që të drejtohet futbolli shqiptar. Janë ndërmarrë hapa strategjie me UEFA-n.

Zhvillimin e infrastrukturës me ndërtimin e katër stadiumeve moderne. Më 25 maj stadiumi i ri i Tiranës do të presë për herë të parë një finale të madhe europiane”, tha kreu i FIGC

Ndërkaq, i deleguari i FIFA-s në Asamblenë Zgjedhore të FSHF-së zhvilluar sot në Tiranë edhe gjerorgjiani Nodar Alkarkaci. Ai tha ndër të tjera në përshendetje se kishte parë nga afër punën e Dukës dhe rritjen në infrastrukturë që kur drejtonte federatën e vendit të tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!