Duka në Asamble: Të lëmë menjanë sulmet, futbolli i do të gjithë

Armand Duka: “Kaluam monopate, kreshta e kodrina por ato na kanë kalitur”.

Zv. presidenti i FSHF, Edvin Libohova, në fillim të fjalës së tij ia kaloi fjalën presidentit të FSHF-së Armand Duka. Kreu i FSHF-së tha:

Duke kërkuar me qetësi atë që ka ndodhur gjatë këtyre ditëve, kam gjetur gjërat që duhet të zgjidhim dhe ajo është zhvillimi i futbollit.

Të lëmë mënjanë sulmet, mllefin dhe inatin e mbartur. Jam i qartë në atë që them, duhet të shohim para, pa u ndikuar nga tensionet artificiale të situatës së krijuar. Kaluam monopate, kreshta e kodrina por ato na kanë kalitur.

Duhet të mbyllim të kaluarën, siç i takon shtëpisë tonë ku gjithçka zgjidhet me dashuri e vëmendje, jo me gjyqe e penalitete që i përkasin një periudhe të kaluarës.

Duke reaguar në këtë situatë, ju kërkoj vetëm një gjë, bashkim, kontribut dhe dashuri për lojën përbashkët, futbolli ka nevojë për të gjithë ne.

Nuk do të reshtim së bashkëpunuari me shtetin për ta bindur që investimi nuk është thjesht një dëshirë, por një detyrë e të gjithë neve për të ardhmen e fëmijëve tanë.

Përpara disa ditësh ne paraqitën edhe planin për të ardhmen e futbollit, duke parashtruar edhe pikat dhe bazat kryesore të punës tonë, të cilat i lancuam para pak ditësh.

Kam bindjen se me gjithë mbështetjen e të gjithë faktorëve dhe me mbështetjen speciale të FIFA dhe UEFA do ia dalim mbanë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!