Mehmeti: Çdo ndeshje ka historinë e saj

Partizani- Kukësi në ‘Air Albania Stadium’ (16:45) për javën e 23 të Abissnet Superiore, i dha mundësi trajnerit të Partizanit të jepte përgjigje sot gazetarëve të interesuar.

Mehmeti ndër të tjera:

“Duke pasur parasysh mënyrën se si e shikoj futbollin, nuk gjykoj arbitrat. Normalisht ato ndikojnë në rezultat, janë dy penallti në minutën e gjashtë dhe të 40-të. Unë merrem me mënyrën se si skuadra ime sillet në fushë. Skuka prodhon goxha, por duhet rritur dhe të jetë më efikas para portës dhe më altruist”.

“Kukësi? E respektojmë kundërshtarin, kanë një fizionomi loje dhe lojtarë të mirë. Nesër do të ketë një histori ndryshe kjo ndeshje. Jemi përgatitur të marrim masa për pikat e forta të Kukësit, por edhe për të dobëtat.

Do mundohemi t’i marrim maksimumin kësaj ndeshjeje. Është shumë e rëndësishme që të shkojmë te rezultati, jo vetëm përmes lojës. Duhet të jemi cinikë, agresivë. Kemi qenë imponues, por duhet të respektojmë shumë më tepër veten para portës.

Çdo ndeshje ka historinë e vet. Nesër duhet të jemi cinikë dhe konkretë. Të mos shohim sjelljen e kundërshtarit, por atë që bëjmë ne. Po nisëm të gjejmë justifikime, që kundërshtari është mirë apo keq, ose e mbivlerësojmë ose e nënvlerësojmë.

Kjo nuk i bën mirë skuadrës. Kemi shpërdoruar shumë deri tani. Është e vështirë kur nuk i konkretizon rastet për gol”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!