Moti i keq, shtyhen ndeshjet e sotme

Për shkak të përkeqësimit të kushteve klimaterike Departamenti i Garave në FSHF, në një njoftim të fundit, ka shkruar se disa ndeshje të Kategorisë së Dytë dhe te moshat, janë shtyrë.

Njoftimi, sipas tyre në përditësim, çka do të thotë se gjithëçka do të konsiderohet në orët në vijim.

Njoftimi:

“Moti i keq që ka përfshirë të gjithë territorin e vendit mbrëmjen e djeshme ka ndikuar në rëndimin e gjëndjes së shumë fushave dhe stadiumeve. Duke parë situatën e krijuar, e cila ka qënë në monitorim orë pas ore, Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka vendosur shtyrjen e disa ndeshjeve.

Momentalisht është vendosur shtyrja e ndeshjeve të më mëposhtme:

Kategoria e Dytë, Java 15,  Grupi B
Përmeti-Flamurtari
Devolli-Gramozi
Kategoria Superiore U-17, Grupi B, Java 17
Skenderbeu-Vora
Kategoria Superiore U-15  Java 18, Grupi B
Elbasani-Apolonia
Kampionati Kombëtar i Femrave U-16, Java 1
Lushnja-Skenderbeu
Elbasani-Pogradeci
Kategoria e Parë U-17, Grupi C
Oriku – AF Bajrami

Ndryshimet e mundshme në kalendarin e ndeshjeve të ditës së sotme do të njoftohen nga FSHF gjatë ditës.

Lajmi në përditësim”, njofton Fshf,org.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!