Abramoviç dorëzon Çelsin

Lajmin për largimin e milardierit rus nga klubi e ka publikuar në Twitter vetë Çelsi.

Roman Abramoviç pas 20 vitëve si pronar i Çelsit në Angli, ka dorëzuar zyrtaisht administrimin e klubit te Fondacioni i Bamirësisë së Çelsit.

Deklarta e rusit:

“Gjatë pronësisë sime gati 20-vjeçare të Çelsi, gjithmonë e kam parë rolin tim si kujdestar i klubit, puna e të cilit është të sigurojë që ne të jemi aq të suksesshëm sa mund të jemi sot, si dhe të ndërtojmë për të ardhmen duke luajtur gjithashtu një rol pozitiv në komunitetet tona.

Gjithmonë kam marrë vendime me interesin më të mirë të klubit. Unë mbetem i përkushtuar ndaj këtyre vlerave. Kjo është arsyeja pse unë sot po u jap administruesve të besuar të Fondacionit bamirës kujdesin e klubit. Besoj se aktualisht ata janë në pozitën më të mirë për t’u kujdesur për interesat e klubit, lojtarëve, stafit dhe tifozëve”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!