Derbi 140 jashtë Tirane

Përgatiti: Erga Kenga

Dinamo- Partizani në derbin numër 140 mes tyre sikundër ngjet shpesh këtë kampionat, do duhet të luajnë jashtë kryeqytetit.

Pasi u përballën në Kupë në 10 shkurt, me çertefikimin e Partizanit (goli i Skukës vendimtar 1-0) për të ecur në gjysmëfinalen e edicionit të 70-të, Dinamo- Partitzani sërish në skenë.

Këtë radhë për javën e 22-të të kampionatit elitar shqiptar. Blutë e Devollit në pikë të hallit për pikë. Tri humbje radhazi, e kanë spostuar “Nëndetësën” në zonën e rrëzimit ndërsa vetë tekniku që zëvëndësoi pak javë më parë Shkëmbin, ende nuk po merr pikë.

Ndërkaq, sot blutë pa mbrojtësin Sofranak. Konfuze Dinamo në vendosjet eventuale të futbollistëve në fushë. Lënja shpesh jashtë e një talenti si Redon Mihana, i ngjan politikave jo profesioniste si në rastin Skuka.

Te Partizani situata duket krejt ndyshe. Në antitezë me rivalin e sotëm Dritan Mehmeti i ka kthyer buzëqeshjen të kuqëve të cilët gradualisht po ngjiten te zona e pretendimëve europiane. “Skukës i shkon e kuqja”, tha dje Mehmeti në konferencë duke shigjetuar indirekt klubin blu për atë zgjedhje që i bëri dibranit.

Për duelin e Elbasan Arena-s në 19:45, Partizani me statusin e udhëtuesit ndaj Dinamos, vjen i plotë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!