Shehi: Mungesat? Kemi alternativa

Orges Shehi i ka idetë e qarta. Para sfidës së Kamzës me krutanët nesër në 13:45, ka deklaruar se skuadra do të ketë disa mungesa por që objektivi i vetëm janë tri pikët. “Nuk shoh rivalët por objetivin tonë për këtë takim’ thotë durrsaku i pankinës bardheblu.

Shehi:

“Jemi të fokusuar në ndeshjen tonë, jo çfarë bëjnë kundërshtarët që kemi pranë në renditje. Nëse do shohim kundërshtarin nga renditja, do bëjmë gabim të madh. Secili ekip ka objektivat e veta. Të përqendrohemi te Kastrioti sikur janë një hap pas nesh. Duhet përqendrim.

Çdo ndeshje ka strategjinë e vet, manovra jonë sulmuese ndryshon javë pas jave, edhe rreshtimi gjithashtu. Të përqendrohemi te anët e forta dhe të dobëta.

Hoxhallari, Ismajlgeci dhe Limaj janë të rëndësishëm për ne. Hoxhallarin do e kemi në stol, ndërsa dy të tjerët nuk janë. Kemi lojtarë për t’i zëvendësuar, e kemi treguar edhe një ndeshjet e tjera”, shtoi trajneri Shehi.

“Përqendrimi është te ndeshja nesër, kundërshtari ka marrë pikë në javët e fundit. Vështirësia sa vjen bëhet më e madhe. Të gjitha skuadrat duan impenjim. Performanca jonë është më e rëndësishme”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!