Nuk ka fitues, Partizani dhe Vllaznia largohen nga…

Partizani- Vllaznia 1-1 (Cara 65’/ Latifi 11′ (p))

Ngjet gjithçka në Partizani- Vllaznia sot në ‘Air Albania Stadium’ por vetëm ai i rezultatit teknik nuk ndyshon në 90′. Shifra me shenjën e barazimit u prish në të 11-ën teksa Liridon Latifi pas një penalltie të përsëritur kalon përpara skuadrën shkodrane.

Në fund të pjesës së parë Esin Hakaj e lë skuadrën e Vllaznisë me 10 futbollistë pasi mbrojtësi ndërhyri me duar ndaj Albion Markut. VAR pa gjithçka.

Pjesa e dytë nisi me vrullin e Partizanit. Në minutën e 65′ skuadra e Mehmetit barazon me Carën në 1-1 por virojtësi e anuloi për pozicion jashtë loje. VAR ndërhyn sërish dhe goli akordohet.

Përpjekjet e të kuqëve për të arritur te tri pikët nuk mjaftuan as kur në fund Cara goditi shtyllën ndërsa pas 6 minutave shtesë, Florian Lata i dha fundin këtij ballafaqimi i cili me gjasë ka lënë jashtë europe (nga kampionati) Partizanin dhe larg titullit (të pretenduar) shkodranët./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!