Mehmeti: Vllaznia lejon të luhet hapur, presim tifozë

Trajneri i Partizanit Dritan Mehmeti i shoqëruar nga mesfushori Sherif Kallaku,u shpreh sot në konferencën për shtyp se në ndeshjen me Vllazninë do të kërkohet me insistim sukesi i radhës.

Ndaj shkodranëve të shtunën në 16:45 në ‘Air Albania Stadium’ Partizani pret të mbërrijë te tri pikët duke patur të gjithë rozën në dispozicion. Dyshimi vetëm sipas trajnerit, Skuka.

Mehmeti:

Ndeshja me Vllanzinë: “Ne do bëjmë maksimumin, kemi marrë masat, do të jetë e vështirë, shpresojmë që këtë ndeshje ta fitojmë nesër.”

Ndryshimi i Partizanit: “Jam fokusuar te skuadra tani, e kam parë sesi e ka interpretuar lojën më përpara, ishte filozofia e Dajës, çdo trajner ka filozofinë e vetë, jam munduar që të gjithë lojtarët të luajnë në pozicionet e tyre dhe t’i përshtatemi kundërshtarit.”

Skuka: “Dihet se në ndeshjen me Skënderbeun Skuka ka sakrifikuar se nuk ishte në gjendje të mirë, por e gjithë skuadra ka rolin e saj, për mendimin tim Skuka duhet të rritet akoma më tepër, pasi e ka potencialin që të arrijë më shumë dhe të zhvillohet më tej në aspektin taktik.

Skuadrat më të forta: “Të gjitha skuadrat kërkojnë respekt, por mendoj se skuadrat kanë pak diferenca, por duhet t’i shikojmë ndeshjet javë pas jave.”

Mungesat: “Kemi vetëm problemin e Skukës i cili dihet, do e shohim edhe sot me stafin se ka pasur prap shqetësime, por ndikojnë edhe terrenet si dhe ndeshjet e ngjeshura. Jemi munduar që ta menaxhojmë aspektin fizik në stërvitje, që të mos kemi dëmtime, pasi është shumë e rëndësishme në katër ndeshjet e ardhshme, pasi luajmë thuajse çdo katër apo pesë ditë. Pasi në të tilla situata duhet të kemi në ekuilibër të gjithë skuadrën, që të plotësojmë mungesat.

Tifozët: “Duke pasur parasysh të dyja skuadrat, shpresojmë që të ketë interesim të madh të tifozëve, që t’i kënaqim jo vetëm në rezultate, por dhe në lojë, duke pasur parasysh edhe kundërshtarin, që të lë hapësira, shpresojmë t’ja arrijmë.

Besimi: “Motoja ime është t’i japë besim lojtarëve, por edhe ata duhet të kenë besim ndaj njëri-tjetrit dhe forcës së grupit, sepse ne jemi Partizani dhe duhet të arrijmë maksimumin dhe nuk kemi më kohë të bëjmë hapa fals. Nuk ka ndeshje të lehta. Normalisht tani kemi ndeshje me shkallë vështirësie më të lartë dhe shpresojmë të tregojmë forcën tonë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!