Partizani-Vllaznia, fitorja e vetmja alternativë

Erga Kenga

E shtuna rezervon për javën e 21-të të Abissnet Superiore duelin klasik Partizani- Vllaznia. Do të luhet në ‘Air Albania Stadium’ me fillim orën 16:45. Praktikisht dueli i tretë sezonal me dy korsi ndryshe.

Të kuqtë në atë që konsiderohet si mundësi për të tentuar europën nga kampionati ndërsa kuqeblutë për të mos humbur trenin drejt kreut.

Partizani:

Vjen pas tre fitoreve radhazi. Skuadra e Mehmetit shpartalloi 0-4 Teutën në kampionat, kaloi 0-1 Dinamon në Kupë për biletën si gjysmëfinaliste dhe ia doli të përmbysë Skënderbeun për javën e 20-të në Korçë.

Ndërkohë njeriu i momentit te të kuqtë Xhuliano Skuka dhe mbrojtësi Andi Hadroj për probleme të vogla fizike janë stervitur të diferencuar gjatë javës. Sipas burimëve në klub, ata do të jenë gati. Organika ndaj shkodranëve e plotë.

Vllaznia:

Te klubi shkodran besojnë fort se në këtë pikë të garës, 13 pikë larg me Tiranën kryesuese mund të rekuperohen. Ndaj Partizanit, Brdariç do t’i ketë të gjithë në dispozicion.

Rikthimi me kohë të ‘plotë’ i Adilit në prapavijë apo ndonjë dilemë për balotazhin Mustedanagiç- Kruja, të vetmet pikëpyetje para supersfidës së ‘Arenës Kombëtare’ me fillim orën 16:45.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!