Egnatia para finales, korçarët pa …lojtarë

Prologu: Java e 21-të: Egnatia-Skënderbeu (të shtunën 13:45)

Egnatia pasi dha sinjale përmirësimi në Kupë me Laçin dhe në kampionat me Tiranën, do të luajë nesër në 13:45 në fushën e saj ndaj Skënderbeut. Te kampi rrogozhinas janë të bindur se kjo sfidë vlen 6 pikë dhe me një formacion ‘rregullator’ do insistojnë maksimumin.

Veç emrave si Puja, Krasniqi, Ademi, Krivanjeva, Xhekson, Agbekpornu, Ymeralilaj, së fundi te Egnatia po bëjnë mirë Duranski por dhe Delarzh.

Skënderbeu në alarm para Egnatias. Klubi juglindor prej 4 javësh pa pikë, kushtëzohet nga dëmtime, kartonë dhe pikëpyetje për lojtarë të caktuar për t’u aktvizuar në duelin e nesërm me Egnatian në transfertë.

Mungesat janë Zhan Viktor, Sadriu, Randi me kartonë. Shto këtu dëmtimet e Moraesh, Meksit, Vrapit e Vitijas si dhe kondicioni për t’u verifikuar i kapitenit Zguro. Për Memellin e lëkundur në stol, kanë mbërritur ditë tepër të vështira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!