Tirana nuk ndalet, Xhixha dhe Hoti…

Java e 20 Superiore: Tirana- Egnatia 2-0 (Xhixha 13′, Hoti 79′)

Tirana nuk lë vend për hamendsime të skuadrave që ndjekin. Sot në ‘Air Albania Stadium’ skuadra bardheblu fiton ndaj Egnatias me shifrat 2-0.

Falë një super Xhixha, ekipi i Shehit kaloi përpara që në të 13-ën. Më pas radha e Hotit për të mbyllur llogaritë e një dueli i cili në fundin e së parës pa miqtë të luanin me një lojtar më pak (karton i kuq Imeri).

E dyta e gjitha nën administrim të bardhebluve që i afrohen disa herë golit të dytë. Hoti ishte ai teksa lëshoi një predhë 11 minuta nga fundi. Puja i mundur dy herë…

Pas suksesit Tirana ngjitet në kuotën e 46 pikëve, duke e rikthyer në 6 pikë diferencën me Laçin e vendit të dytë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!