Vllaznia “gris” Teutën në Shkoder

Ndeshje spektakolare në ‘Loro Boriçi’, Vllaznia mund thellë Teutën duke e ‘deleguar’ te grupi i shpëtimit.Supergoli i Jonuzit dhe dopieta e Latifit, tjetër histori…

Abissnet Superiore, java e 20: Vllaznia-Teuta 4-2

Vllaznia e Shkodres shfaqet spektakolare në duelin e sotëm ndaj Teutës së Durrësit. Fillim vrastar për ekipin e Renato Arapit ndërsa pa u mbushur 60 sekonda lojë, Liridon Latifi përplas topin pas shpinës së Pano Qirkos për 1-0. Ndërkohë ritmi po ai, pa u shuar entuziazmi i golit të parë, Dianje për kuqeblutë, pret një top te shtylla e dytë dhe e dërgon në rrjetë.

Në fakt, 2-0 që në të 7′-ën, mund të qëndrojë por kur sheh se Vllaznia shënon sërish një gol të shpejtë me Latifin në të 16′-ën, krijohet mendimi se Teuta thjesht po shëtit fanellën.

Sidoqoftë kampionët në fuqi i’a dalin të ndalin “rrebeshin” kuqeblu ndërsa po shpejt Rubin Hebaj realizon në të 17′-ën. Sakaq kur po mbyllej fraksioni i parë, Teuta me Lorenco Vilën i dërgon shifrat në 3-2.

E dyta nis disi më e qetë. Kampet respektive pasi kanë parë të shënohen 5 gola në të dy portat, i kanë udhëzuar lojtarët të jenë më racionalë në fushë. Në aspaktin e disipinës taktike. Megjithatë në të 72′-ën Fjoart Jonuzi realizon një eurogol nga jashtë zone duke përseritur vetëvetën në sfidën ndaj Dinamos (6-3) teksa thuajse nga i njëjti pozicion, shënoi një tjetër perlë.

Rikthimi në fushë i Jamir Hykës pas afro 11 viteve jashtë vendit ndjesia e mirë e vetme te kampi durrsak. Sirenat e kacafytjes me fundin e tabeles janë shumë prezente. Teuta ka dështuar të bëjë…kampionen./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!