Komisioni i Verifikit, sot integriteti i kandidaturave

“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron t’ju bëj me dije se ditën e sotme, e premte 11 shkurt 2011, ora 15:00, do të zhvillohet mbledhja e Komisionit të Verifikimit.

Kjo mbledhje vjen një ditë pas përfundimit të afateve statutore për propozimin e kandidatëve për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Siç është i parashikuar në statutin e FSHF, Komisioni i Verifikimit do kryejë verifikimin e ligjshmërisë së propozimeve si dhe integritetit të kandidatëve.

Në përfundim të mbledhjes, FSHF nëpërmjet një njoftimi për shtyp do t’ju bëj me dije emrat e propozuar si kandidat për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv”,shkruan FSHF në një njoftim për mediat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!