Italia zyrtarizon kërkesën për ‘Euro 2032’

Federata Italiane e Futbollit (FIGC),ka hedhur kandidaturën për të organizuar në Itali “Euro 2032”.

Me një njoftim në faqen e saj zyrtare, FIGC tha se kishte paraqitur interesin konkret për organizimin e Euro 2032, duke hequr dorë në mënyrë efektive atë të vitit 2028.

Ky është teksti: “Federata Italiane e Futbollit ka paraqitur ditët e fundit në UEFA interesin për organizimin e EURO 2032″.

Shumë përpara afatit të 23 marsit, FIGC shpalli gatishmërinë e tij për të konkurruar për caktimin e Kampionatit Europian, një kompeticion i organizuar në Itali në vitet 1968 dhe 1980. Shto këtu dhe 4 garat e edicionit të fundit ‘Euro 2020’ teksa “Olimpico” (Romë), hapi europianin e verës së 2021-it.

Afati kohor i UEFA-s parashikon prezantimin e projektit të nominimit deri më 12 prill 2023, me vendimin përfundimtar të Komitetit Ekzekutiv në shtator të po atij viti./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!