Koreja e Jugut pret biletën për në Botëror

Sulmuesi i Totenhem, Heung-Min Son, me përfaqësuesën e tij në ‘Katar 2022’

Me fitoren e sotme ndaj Sirisë në Dubai, Koreja e Jugut bëhët përfaqësuesja e dytë e Grupit A pas Iranit që siguron biletën aziatike për në ‘Katar 2022’

Grupin B, një gol i Takumi Minaminos në pjesën e parë e vendosi Japoninë në rrugën e suksesit ndaj Arabisë Saudite 2-0 në stadiumin Saitama në tentativë për të siguruar paraqitjen e shtatë radhazi në Kupën e Botës.

Gjithësesi për zonën AFC, Arabia Saudite, mund të kualifikohet për Kupën e gjashtë të Botës me një fitore, pasi sërish gjëndët në krye me 19 pikë, një më shumë se Japonia.

Australia e cila pak minuta më parë luajti me Omanin u ngjit në kotën e 15 pikëve duke venitur shanset për të shkuar direkt në Botëror.

Shifrat sot, Azi:

Japoni- Arabia saudite 2-0, Lebanon- Irak 1-1, Vietnam- Kinë 3-1, Siri- Kore e Jugut 0-2, Iran-UAE 1-0, Oman- Australi 2-2 (për tu luajtur dhe 2 javë).

Të kualifikuarat për në ‘Katar 2022’ deri tani sipas Konfederatave:

CAF: Asnjë
AFC: Katar (organizator), Iran, Kore e Jugut.
CONCACAF: Asnjë
CONMEBEOL: Brazil, Argjentinë.
OFC: Asnjë
UEFA: Gjermani, Danimarkë, Francë, Belgjikë, Kroaci, Spanjë, Serbi, Angli, Zvicër, Holandë.

Sakaq:

UEFA ka dhe tri bileta që do të dalin nga duelet e fazës Play off:

Uells/Austri – Skoci/Ukrainë
Rusi/Poloni- Suedi/Republika Çeke
Portugali/Turqi – Itali/Maqedoni e Veriut

Gjysmëfinalet e playoff-it do të zhvillohen më 24-25 mars 2022, ndërsa finalet do të zhvillohen më 28-29 mars.

Ndërkaq, Play off-et ndërkontinentale kualifikuese të Kupës së Botës 2022
do të luhen në një vend neutral.

Azia: Fituesi i playoff-it të raundit të 4-të kundër Amerikës së Jugut (vendit të 5-të)
CONCACAF: Vendi i 4-të kundër Oqeanisë (fituese)/Sportiim.al/

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!