Tirana/ Tifozët bojkotojnë sfidën me Kukësin, shkak kartat…

Tirana- Kukësi (të dielën në 16:45) rrezikon të luhet me numër të reduktuar tifozësh bardheblu.

‘Tirona Fanatics’ vijon të bojkotojë skuadrën e saj Tiranën në ndeshjet zyrtare të javëve të fundit. Edhe pse bardheblutë janë duke demostruar se kryesimi në 17 javë ëshët i merituar ndërsa në katër javë të fundit kanë 3 fitore e një barazim, sërish mbashtetësit tradicionalë bëjnë hap prapa.

Në fakt, këtë herë nuk e kanë me klubin apo skuadrën në fushë por me politikat e reja të ndjekura nga kontrollorët. Çdo person lipset të jetë i paisur me kartë identiteti dhe ky model i ri nuk iu ka pëlqyer ultrasëve bardheblu.

Ata kanë postuar në rrjete lajmin se nuk do të jenë në mbështetje të skuadrës në duelin vendimtar që Tirana pritëse luan nesër në 16:45 me Kukësin në Air Albania Stadium’.

Ndërkaq klubi i Tiranës në këtë pikë të kampionatit, ditë më parë, ka bërë thirrje në zyrtaren e tij, se kërkon suportin e tifozerisë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!