Skënderbeu pritës në Elbasan, Maliqi-Vora…

Ndeshja Skënderbeu- Teuta, spostohet për t’u zhvilluar ditën e hënë në 16:45 në ‘Elbasan Arena’.

Për shkak të dëborës dhe ngricave që kanë pushtuar prej ditësh juglindjen e vendit, ndeshja e javës së 18-të ‘Abissnet Superiore’ ndërmjet Skënderbeut dhe Teutës është spostuar për në Elbasan.

Ky është vendimi përfundimtar nga Sektori i Garave në FSHF i cili pasi ka verifikuar situatën e re në stadiumin ‘Skënderbeu’ ka çertefikuar ‘Elbasan Arena’-an për duelin me durrsakt.

Ndërkaq po për shkaqe klimaterike sipas Departamentit të Garave, dy takime të Kategorisë së Parë; Korabi- Tomori dhe Pogradeci-Butrinti janë shtyrë për në 2 shkurt.

Ndeshja e anuluar sot në Bilisht mes Maliqit dhe Vorës, ende nuk është përcaktuar se ku dhe kur do të zhvillohet./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!