Argjentina zyrtarisht në ‘Katar 2022’, zgjohet Uruguaji

Argjentina pa Mesin (post COVID-19) fiton me Kilin në transfertë dhe niset për në “Katar”

Dy ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës për Amerikën e Jugut dhanë rezultate surprizuese. Veçanerisht dueli Kili- Argjentinë ndërsa miqtë e Skalonit fituan 1-2 me gola të Di Maria dhe Lautaro Martinez.

Vendasit shënuan me Brereton por pa mundur të marrin pikë. Sitaua e Kilit përkeqësohet, kualifikimi në Katar 2022 në pikëpyetje.

Ndërkaq Argjentina ka arritur të gjëjë një ‘markë aziatike për vitin 2022. Në një postim në Twitter, AFA ndër të tjera shkruan:“Mirë se vini W88 në platformën e sponsorizimit të ekipeve tona kombëtare”.

Sakaq ndeshja Paraguaji- Uruguaji vendoset nga goli i 35 vjeçarit Luis Suarez. Bomberi i Atletiko Madrid shënoi në të 50-ën duke rikthyer përfaqësuesën e tij në zonën e kualifikimit.

Ndeshjet:

Paraguaji-Uruguaji 0-1

Kili- Argjentinë 1-2

Sot:

Kolumbi- Peru 22:00

Venezuelë- Bolivi 23:00

Të enjten:

Ekuador- Brazil 1-1 /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!