Argjentina në Kili pa trajnerin Skaloni…

Për javën e 15- të fushatës kualifikuese ‘Katar 2022’, Argjentina udhëton në Kili me infekime dhe pas stafin kryesor teknik.

Trajneri i Argjentinës, Lionel Skaloni, është pozitiv për COVID-19. Tekniku i kampionëve të Amerikës së Jugut, nuk e drejtoi stërvitjen e sotme dhe do të duhet të qëndrojë në izolim derisa të dalë sërish negativ.

Skuadra e famshme latine, do të luajë ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës kundër Kilit në orët e para të së premtes (01:30).

Nga ana tjetër pozitiv është edhe zëvendësi Pablo Aimar. Për të drejtuar skuadrën do të jenë Roberto Ajala, Valter Samuel dhe Diego Plasente.

Sipas raportimëve nga Argjentina, dy lojtarë gjithashtu pozitivë: ata janë Alekis MikAlister dhe Emiliano Buendia. Ndërkaq përpos Kilit, Argjentina në këtë fazë përmbyllëse do luajë në 2 shkurt edhe me Kolumbinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!