Pa fitues, Dinamo-Partizani Kupa…

E vajtjes : Dinamo- Partizani 1-1 (Ibraimi 43′ pen/ Cara 25′)

Në ‘Air Albania Stadium’, Dinamo dhe Partizani pas 90 minutave, fiksuan rezultatin e barabartë 1-1. Me Dinamon pritëse për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, të dyja skuadrat e njohura shqiptare, arritën të luajnë një ndeshje me nivel të kënaqshëm sportivo- agonistik por edhe pse u shënuan nga një gol për skuadër në fraksionin e parë, në të dytën listohen vetëm raste të humbura..

Partizani në avantazh në minutën e 24-të pas një gabimi të portierit Simoni teksa pas goditjes së Herald Markut i iku kontrolli nga topi. Cara i gatshëm për të shtyrë në 0-1.

Në fund të kësaj pjese të parë dueli Belica- Bardhi konvertohet në penallti për dinamon aty ku kapiteni Ibraimi është 100% i sigurtë, 1-1.

E dyta vijoji me epërsinë territoriale të Partizani. Në tre raste Esat mala u shfaq i vetëm me postën e Simonit por pa mundur të shënojë. Në anën tjetër blutë e Shkëmbit luajnë në kundërzbritje dhe sikundër të kuqtë nuk arrijnë të godasin në shenjë. Një top i Ibrahimit nga distanca u ndaj në dy kohë nga Alban Hoxha.

Çështja e kualifikimitdo të vendoset në takimin e kthimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!