Rajonale Tiranë, Veliaj mbledh delegatët…

Në 2 mars 2022 FSHF, do të pëfshihet në zgjedhjet e zakonshme të përgjithshme ndërsa vemendje maksimale ka marrë edhe zgjedhja e kreut të ri të Federatës së Futbollit.

Shoqata Rajonale Tiranë:

Ne Asamblenë zgjedhore të Shoqates Rajonale të Tiranes do të marrin pjesë 41 delegatë me të drejtë vote. Ata do të zgjedhin kryetarin e Shoqates, si dhe do të caktojnë 6 personë që të marrin pjesë në punimet e Asamblesë së Federates.

Ndërkaq zhvillime të ndryshme në mbrëmje lidhur me Shoqatën Rajonale Tiranë. Mësohet se pas problemeve të fundit, kreu i Bashkisë Tiranë Erjon Veliaj ka ftuar para pak minutave (18:00)në ‘Tirana Internacional’ në një takim asambleistët që do të zgjedhin nesër në 15:00 kreun e rajonales Tiranë.

Aty ku me gjasë kandidatë për kryetar i Shoqatës Rajonale të Tiranës janë Krenar Alimehmeti dhe Eduart Prodani./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!