Partizani dhe Kastrioti, nisin me vrull 2022-in

Trajnerët Mehmeti (Patrtizani) dhe Çela (Kastrioti) debutojnë në pankinë me fitore.

Egnatia- Partizani 0-3 (Mala 47′, Skuka 61′, Rrapaj 73′)

Abissnet Superiore shpërthen në gola. Pas dy takimëve të thata dje në Korçë e Tirane, sot në Rrogozhinë Egnatia- Partizani 0-3 dhe në Kamëz, Kastrioti- Teuta 2-0.

Partizani me Dritan Mehmetin në stol, shfaqet një superskuadër. Së paku në 45 minutat e dyta teksa ndaj Egnatias vendase, shënon tre herë për fitoren 0-3. Egnatia ngec në vend dhe sheh nga zona e ftohtë.

Kastrioti- Teuta 2-0 (Greca 14′, Ajazi 72′)

Në Kamëz, Kastrioti me Emiljano Çelën në timon arrin të thyejë Teutën e Edi Martinit në shifra 2-0. Një start fantastik për krutanët të cilët me Grecën (goli i parë zyrtar për gjithë Superioren në 2022) dhe Ajazit, zhysin totalisht në krizë durrsakët.

Shpresë për vendasit teksa më në fund kalojnë shifrat e pikëve të numri rendor 11-të./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!