Sot Kupa e Afrikës, ceremonia dhe …Eto

Në 24 dhjetor u zgjodh President i Federatës së Kamerunit, sot vendi i Samuel Eto-së me ceremoninë dhe startin 33.

Starton sot ë Kamerun edicioni i 33-të i Kupës së Afrikës mes përfaqësuesëve të futbollit të këtij kontinenti. Do të jetë pikërisht vendi organizator, federata e të cilit ka në krye prej disa javësh Samuel Etonë që hap zyrtarisht ndeshjet e parashikauar në kalendarin e fazës finale.

Turneu në vendin e ‘Luanëve’ me 24 kombëtare afrikane, starton sot dhe mbyllet në 6 shkurt 2022.

Fillimisht, Kupa e Kombeve të Afrikës ishte planifikuar midis 11 qershorit dhe 9 korrikut 2021. Më pas, një kërkesë zyrtare nga autoritetet e Kamerunit bëri që CAF (organi më i lartë i futbollit afrikan) të zgjidhte avancimin në datat 9 janar deri në 6 shkurt 2022.

Kështu për Grupin A, Kamerun-Burkina Faso, starton në 17:00 ndërsa në 20:00 Etiopia përballet me Kepin e Gjelbër.

Sot, Kupa e Afrikës:

17:00 Kamerun-Burkina Faso,

20:00 Etiopi-Kepi i Gjelbër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!