Skuka i kuq, Partizani tenton Dakun

Partizani bën goditjen e dytë në këtë merkato të janarit. Pas Kallakut sot klubi i kuq ka zyrtarizuar edhe dibranin Xhuliano Skuka. Sulmuesi 23 vjeçar ishte pjesë e Dinamos teksa luajti në 13 ndeshje.

Ndërkaq sipas ‘Panoramasport’, Partizani ka siguruar sherbimet e kongolezit Shandrel Zherod Masanga Matondo dhe është në tratativa me Mirlind Dakun.

Postimi i Partizanit:

“FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me lojtarin Xhuliano Skuka. Sulmuesi 23-vjeçar dhe klubi kanë nënshkruar kontratën mes tyre të vlefshme deri në vitin 2024. Skuka golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar në kategorinë e parë, në 15 javët e këtij sezoni ishte pjesë e Dinamos skuadër me të cilën rregjistroi edhe 13 prezenca.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!