Arritja/ Laçi kryeson ranglistën e UEFA nga Superiorja

Ecuria e kurbinasëve në Europë gjatë verës mbresëlënëse, luajtën deri në turin e tretë. UEFA e rendit lart.

Laçi vijon të kryesojë ranglistën e skuadrave të Abissnet Superiore në UEFA. Sipas vendosjeve të fundit, bardhezinjtë janë në vendin e 206-të me koeficentin 6.000.

Jo shumë larg, në vend të dytë vjen Kukësi i 221-ti me koeficentin 5.500. Teuta renditet në vend të 273-të me 4.500 ndërsa Partizani në vendin e 282-të me koeficentin 4.250-të.

Ndërkaq edhe pse Skënderbeu ka disa sezone që nuk garon në Europë ka pozicionin e 291-të me 4.000. Vetëm vendi i 351-të për Tiranën e cila ka koeficentin e ulët 2.750.

Lista njeh Bajern Mynih, Siti dhe Liverpul si klubet e mëdha në kontinent që kryesojnë ranglistën e UEFA-s.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!