Shorti i Kupës/ U17 dhe U19 kalendari

Federata Shqiptare e Futbollit organizoi këtë të martë hedhjen e shortit për edicionin e shtatë të Kupës së Shqipërisë për ekipet që marrin pjesë në Kategorinë Superiore të moshave U-17 dhe U-19.

Kupa e Shqipërisë për këto mosha do të ngrejë siparin më 7 janar, teksa janë mësuar edhe përballjet e këtij kompeticioni, me Departamentin e Garave në FSHF që ka përcaktuar kalendarin dhe rregulloren e kompeticionit për vitin 2022. Ndeshjet do të zhvillohen në datat 7,8,9 dhe 10 janar, me sistem grumbullimi në Tiranë me një takim, ku nuk do të ketë kohë shtesë nëse loja përfundon në barazim, por fituesi i ndeshjes do të përcaktohet nga penalltitë.

Në këtë edicion do të marrin pjesë nga 16 ekipe për secilën grupmoshë, të renditura më mirë pas javës së 13-të, ku 8 skuadrat e grupit A të Kategorisë Superiore për moshën U-17 do të kenë përballë skuadrat e grupit B të kësaj grupmoshe, teksa në po të njëjtën mënyrë do të funksionojë edhe me nën 19 vjeçarët e Kategorisë Superiore.

Për përcaktimin e çifteve gjysmëfinaliste hidhet short i lirë ndërmjet katër skuadrave të kualifikuara nga turi i tretë U-17 dhe U-19. 4 skuadrat e kualifikuara do të jenë të vendosura në një vazo, 2 skuadrat që do të përzgjidhen të parat nga shorti i lirë do të përcaktojnë çiftin e parë si dhe dy skuadrat që do përzgjidhen të dytat nga shorti i lirë do të përcaktojnë çiftin e dytë për gjysmë finalistin e Kupës së Shqipërisë për U-17 dhe U-19.

Më poshtë do të gjeni edhe kalendarin e plotë për turin e parë të Kupës së Shqipërisë për të dyja grupmoshat.

Turi i parë U-17

07.01.2021 / Ora: 10:00 KF Vllaznia – Sh.F. Pepa

07.01.2021 / Ora: 10:00 Brians – FC Besa

08.01.2021 / Ora: 10:00 Shënkolli – Football Republic

08.01.2021 / Ora: 10:00 KF Shkodra – FK Apolonia

09.01.2021 / Ora: 10:00 KF Tirana – KF Skënderbeu

09.01.2021 / Ora: 10:00 FC Internacional Tirana – Flamurtari FC

10.01.2021 / Ora: 10:00 Akademia e Futbollit – KF Teuta

10.01.2021 / Ora: 10:00 Shkëndija Tr. – Durrësi 04

Turi i parë U-19

07.01.2021 / Ora: 12:00 KF Shkodra – FC Besa

07.01.2021 / Ora: 12:00 KF Vllaznia – KF Bylis

08.01.2021 / Ora: 12:00 FC Internacional Tirana – KF Teuta

08.01.2021 / Ora: 12:00 Shënkolli – Football Republic

09.01.2021 / Ora: 12:00 KF Tirana – KF Skënderbeu

09.01.2021 / Ora: 12:00 KF Partizani – Flamurtari FC

10.01.2021 / Ora: 12:00 Akademia e Futbollit – KF Butrinti

10.01.2021 / Ora: 12:00 Shkëndija Tr. – FK Apolonia

Turi i Dytë 8 skuadra U-17 dhe U-19

A8 – A1 (C 1)

A7 – A2 (C 2)

A6 – A3 (C 3)

A5 – A4 (C 4)

Turi i tretë 4 skuadra U-17 dhe U-19

C4 – C1

C3 – C2 /FSHF/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!